Agim Shala nga Skënderaj ka dhënë shembullin e mirë të një personi të sinqert dhe bujar.
Drenicasi në mungesë të kushteve ekonomike, kishte marrë një banesë nga ndërtesa kolektive për rastet sociale, shkruan Jepi zë.
Tani kur, Shala, ka bërë zgjidhjen e banimit, atë banesë ka vendosur të ia kthejë Komunës. Ky veprim i tij është publikuar edhe nga kryetar i Komunës, Fadil Nura.
Postimi i plotë:
Agim Shala është shembulli konkret i një vepre bujare 👏, që si shfrytëzues i derisotshëm prej vitit 2009 i banesës në objektet e banimit social, po i kthen çelësat 🔑 në pronësi të Komunës, pasi tashmë ka zgjidhur çështjen e banimit, dhe kështu po i krijon mundësinë një familjeje tjetër të gjejë strehë në këto ndërtesa.
Rastet si Agimi dhe veterani i UÇK-së, Samedin Hoti, i cili para pak ditësh liroi edhe ky banesën që ishte në shfrytëzim të përkohshëm, janë për t’u ndjekur nga të gjithë ata që i kanë mundësitë për ta bërë të njëjtën gjë!