Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Drita e bën terr në Skenderaj

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e tjera të javës së pestë në Superligë, ku Drita ka fituar në Skenderaj, derisa Ulpiana e ka tronditur 3:2 Gjilanin e Ismet Munishit.

    Trimror Selimi me një gol në minutën e 90+9 ia siguroi klubit nga Lipjani fitoren e parë në elitën e futbollit kosovar.

    [the_ad id="78756"]

    Besar Musolli e kishte kaluar Gjilanin në epërsi në minutën e 48-të, pas një pjese të parë pa gola.

    Por Marclei Santos e barazoi rezultatin në 1:1 vetëm dy minuta më vonë, para se ta kalonte Ulpianën në epërsi për herë të parë në minutën e 69-të.

    Fiton Hajdari e barazoi rezultatin në 2:2 për Gjilanin dhe kur u duk se skuadra e Munishit po i shpëtonte humbjes, Selimi tronditi duke shënuar në frymën e fundit.

    Ndërkohë, në Skenderaj, Almir Ajzeraj dhe Hamdi Nimani ia siguruar Dritës fitoren e tretë në pestë ndeshje këtë sezon, që i ndihmon skuadrës gjilanase ta vazhdojë ecurinë pa humbje.

    Për Drenicën, e cila e ka nisur sezonin në mënyrë të përsosur, kjo ishte humbja e parë pas një barazimi dhe tri fitoreve radhazi.

    Pas pesë javëve, renditjes në Superligë i prin Ballkani me 11 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë.

    Malisheva është e treta me 10 pikë, aq sa ka edhe Drenica një pozitë më poshtë. Gjilani dhe Feronikeli kanë nga gjashtë, ndërsa Prishtina pesë dhe Ulpiana katër. Dukagjini dhe Llapi janë të fundit me nga dy pikë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.