Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 3:2 ndaj Slavia Prahas në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupëve të Conference League.
Golat për kampionin e Kosovës i kanë shënuar Ermal Krasniqi e Meriton Korenica, shkruan Fansat e Futbollit Kosovar.
Por, çka deklaruan pas ndeshjës futbollistët e trajneri Ilir Daja?
ILIR DAJA
Daja tha se ekipi më i mirë fitoi, por se ishte shumë i kënaqur poashtu me paraqitjen e skuadrës, por që ishte i detyruar të bëjë disa lëvizje në rreshtim për shkak të mungesave.
“Ekipi më i mirë fitoi. Ata kanë eksperiencë, kanë qenë në grupe të Champions League – kanë luajtur mirë me Interin, Barcelonen”.“Shpresoj që të gjithë sportdashësit kosovarë të jenë të pranishëm në Kosovë dhe të na mbështesin. Sot u desh të bëjmë disa lëvizje taktike për shkak të mungesave që kishim.”, tha Daja.
ALBION RRAHMANI
Sulmuesi Albion Rrahmani ka vlerësuar paraqitjen ndaj Slavias në Pragë, me gjithë humbjen 3:2. Rrahmani ka asistuar në golin e dytë, të cilin e realizoi Meriton Korenica.
“Ishte një paraqitje e mirë e gjithë skuadrës. Ishim në avantazh dy herë. I pësuam dy gola të lehtë. Shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme t’i minimizojmë gabimet dhe të arrijmë rezultate pozitive”, ka thënë Rrahmani. Ai vlerëson se skuadra suharekase ka potencial për më shumë.
“Ku nuk ishte maksimumin. Kemi pasur mungesa në skuadër dhe nuk ishim në formacionin komplet. Nuk kemi ardhur në lojën tonë si ndaj Clujit, por shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të shfaqim më shumë”, ka shtuar Rrahmani.
NAZMI GRIPSHI
Mesfushori i Ballkanit Nazmi Gripshi pas ndeshjes ka thënë se i vjen keq që ishin dy herë në epërsi dhe nuk arritën ta mbajnë duke pësuar dy gola shumë të lehtë.
“Kemi pasur një paraqitje të mirë ndaj një kundërshtarit të fortë. Shënuam dy gola por nuk arritëm dhe pësuam humbje. Më vjen keq që ishim dy herë në avantazh dhe pësuam dy gola të lehtë, ne duhet të jemi më të kujdesshëm në fazën e mbrojtjes. Pra të shënojmë dhe mos të pësojmë lehtë”, ka thënë Gripshi për Art Sport pas ndeshjes.
MERITON KORENICA
Meriton Kornica tha se paraqitja ishte e mirë, por që i pësuan golat nga një pakujdesi e tyre.
“Ka qenë një ritëm shumë i lartë, i pësuam golat nga një pakujdesi e jona. Ne luajtëm mirë, i shënuam dy gola, por sido të që jetë ky është futbolli”, tha Korenica pas ndeshjes.
RENDITJA TABELORE
Pas dy ndeshjeve Ballkani është në pozitën e fundit me një pikë aq sa ka edhe Cluj ndërsa Slavia e Sivasspor kanë nga katër pikë.