Zëra të bujshëm kanë filluar të qarkullojnë në tokën angleze në orët e fundit. Në shtëpinë e Juventus mund të kthehet, që në janar, Arthur.
Siç shkruhet në shtypin britanik, Liverpool-i do të kërkojë të marrë një mesfushor të ri në merkaton e janarit dhe kjo do të kishte ndikim edhe te konfirmimi i brazilianit te Të Kuqtë.
Klubi anglez, në fakt, duket se nuk do ta kishte problem ta kthente lojtarin në Torino para kohe, me Juventus-in që do të duhet të gjejë një zgjidhje të re për të ardhmen e futbollisti, i cili nuk bën më pjesë në planet e klubit bardhezi.
Në rast se kjo gjë do të ndodhë me të vërtetë, do të ishte një problem i madh për Zonjën e Vjetër, që do të duhet të gjejë një ekip tjetër për lojtarin.
Do të shohim sa të vërtetë janë këto zëra dhe çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm dhe kryesisht në merkaton e janarit.