Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Liman Zeqir Krasniqi nga fshati Drenoc i Malishevës.
Vorrim do të bëhet sot, në ora 15:00, në varrezat e lagjes Lacaj.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e fshatit Drenoc.
Njoftimi i plotë:
Lajmi i trishtë
Me pikëllim të thellë, njoftojmë miq, shokë, dashamirë e gjithë fshatin Drenoc, se pas një sëmundje të rëndë e të shkurtër, në moshën 47 vjeçare, ndërroi jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liman Zeqir Krasniqi, nga fshati Drenoc, lagjja Lacaj.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, 19.06.2022, ditë e diel, ora 15:00, në varrezat e lagjes Lacaj.
I ndjeri kishte jetuar e vepruar shumë vite në shtetin e Zvicres. Me vdekjen e babit të tij, ai kthehet në Kosovë, për të qëndruar pran familjes së tij, dhe punoi si instruktor në autoshkollë.
Tiparet e tij të çmuara si: respekti, urtësia, dashuria e sinqeriteti e bën Limanin të gëzonte respekt të veçantë në lagje, fshat e komunë.
Familja, lagjja, fshati, me pikëllim do të kujtojnë përjetë😢
Të qoftë i lehtë dheu i tokës së Kosovës, Liman Krasniqi😢
