Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    E konfirmon Berlini: Scholz në Prishtinë më 10 qershor

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Javën e ardhshme, kancelari gjerman, Olaf Scholz do të bëjë një vizitë dyditore në Ballkanin Perëndimor. Kështu është konfirmuar nga Berlini.

    Ndalesat e para në turneun dyditor të Olaf Scholz-it në Ballkan do të jenë Kosova dhe Serbia më 10 qershor. Sipas zëdhënësit të kancelarit gjerman Wolfgang Bichner, ndër të tjera është planifikuar një vizitë në trupat gjermane të KFOR-it në Kosovë, raporton DW.

    [the_ad id="78756"]

    Më pas, Scholz do të shkojë në Selanik, me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ku do të bashkohet në mbrëmje me përfaqësues të vendeve të nismës rajonale “Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP)”.

    Të nesërmen, më 11 qershor, kancelari gjerman niset për në Maqedoninë e Veriut dhe më pas për në Bullgari.

    Sipas një deklarate nga zyra e kancelarit, fokusi i udhëtimeve të Olaf Scholz do të jetë perspektiva e BE-së e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe. Përveç kësaj, shtohet, tema qendrore do të jetë reagimi i mëtejshëm i përbashkët ndaj luftës së agresionit rus kundër Ukrainës.

    Javën e kaluar Scholz paralajmëroi se do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor përpara mbledhjes së Këshillit të Evropës, duke sinjalizuar se ky rajon i përket BE-së.

    “Prandaj, BE-ja tani duhet t’i japë Ballkanit Perëndimor atë që po kërkon. Dhe kjo është ajo për të cilën jam angazhuar: të zhvilloj bisedime për të arritur përparim në negociata dhe gjithashtu të largoj pengesat e fundit brenda BE-së duke ringjallur të ashtuquajturin Procesi i Berlinit, i cili forcon bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe duke udhëtuar në rajon përpara Këshillit Europian në qershor, me një mesazh të qartë nga bagazhi im: Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian”, u citua të ketë deklaruar kreu shtetëror i Gjermanisë nga një zëdhënës i Berlinit për lajmi.net.

    Në konferencën e së premtës së kaluar, Scholz ka thënë se integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE nuk është më çështje e besueshmërisë së unionit europian, por edhe e interesit strategjik të kësaj të fundit.

    “Fakti që nuk ka rrugë të shkurtra në rrugën drejt BE-së është gjithashtu kërkesë drejtësie ndaj gjashtë vendeve në Ballkanin Perëndimor. Prej vitesh ata [Ballkani Perëndimor] kanë ndërmarrë reforma intensive dhe po përgatiten për anëtarësim. Mbajtja e premtimeve ndaj tyre nuk është vetëm çështje e besueshmërisë sonë. Tani më shumë se kurrë, integrimi i tyre është edhe në interesin tonë strategjik”, ka thënë ai në konferencën e së premtes së kaluar.

    Drejtuesi i qeverisë gjermane ringjalljen e Procesit të Berlinit e ka përmendur edhe në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas takimit që patën në Berlin.

    “Vullneti është shumë i madh për të bërë ndryshime. E para është rigjallërimi i procesit të Berlinit. Ne dëshirojmë ta nxisim. Dhe e dyta është çështja e integrimit europian. Kjo është një perspektivë realiste. Ia vlen të merren vendime dhe ia vlen të biem dakord për këtë gjë”, deklaroi Scholz.

    Kurti, në anën tjetër, në po të njëjtën konferencë ka thënë se Kosova e mbështet Procesin e Berlinit e jo iniciativat paralele, duke aluduar në Ballkanin e Hapur.

    Nga Procesi i Berlinit, janë katër marrëveshje të lëna peng nga kancelaria e kaluar që janë kërkuar të arrihen me urgjencë me shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë si vijojnë: liria e udhëtimit me ID, lirinë e udhëtimit për shtetasit e vendeve të treta dhe për njohjen e kualifikimeve akademike dhe njohjen e atyre profesionale.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.