Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    “E marr me vete edhe Dua Lipën”, kërkesa e Vjosa Osmanit drejtuar Shtëpisë së Bardhë për një takim me Joe Biden

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shumë e interesuar ta sigurojë një takim zyrtar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

    Në kohën kur është marketing shumë i mirë politik takimi me liderë botërorë, një me presidentin e SHBA-ve, nënkupton arritje të jashtëzakonshme dhe konsolidim i pozicionit politik.

    [the_ad id="78756"]

    Në këtë përpjekje të vazhdueshme, Osmani i ka dërguar edhe një letër ekipit të Biden, ku e arsyeton dhe kërkon takimin.

    Në letrën që e ka parë Albanian Post, përveç formaliteteve, është edhe një pjesë e çuditshme e kërkesës.

    Presidentja e Kosovës ka provuar ta tregëtojë hyrjen e saj në Zyrën Ovale, duke i premtuar presidentit amerikan se nëse sigurohet takimi, ajo do ta sjellë me vetën yllin botëror të pop muzikës, shqiptaren Dua Lipa.

    Prejse ka pasur ndërrim të pushtetit në Kosovës dhe vendi ka kryeministrin e ri e presidenten e re, edhe Albin Kurti edhe Vjosa Osmani, kanë provuar në vazhdimësi të tregojnë se sa të pranueshëm janë nga perëndimi, prandaj edhe u kanë dhënë rendësi të madhe takimeve dhe udhëtimeve jashtë Kosovës.

    Qasja e tillë ka prodhuar edhe situatat të pa-hasura më parë kur Kryeministri qëndroi jashtë Kosovës për më shumë se tri javë.

    Derisa në kohën sa ishte ai në SHBA, Osmani udhëtoi për qejfin e saj, duke qëndruar të dy njëkohësisht atje.

    Rast të mirë për udhëtime liderët e Kosovës i kanë parë edhe varrimet e personaliteteve të famshme.

    Udhëtimi i parë për në SHBA i Kurtit, ishte pikërisht një varrim.

    Ai i ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

    Në anën tjetër Vjosa Osmani, shkoi në Britani të Madhe, në varrim të mbretëreshës Elizabeta II.

    Po në një varrim gjendet edhe aktualisht kryeministri. Ai ka udhëtuar për në Japoni të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

    Megjithatë, asnjë nuk ngjan kaq qesharak sa oferta e Osmanit për Biden që t’ia mundësojë një takim me Dua Lipën.

    Ishte në fakt me Dua Lipën që Osmani prodhoi një lajm në mediat vendore në Kosovë, kur në pritjen zyrtare për këngëtaren dhe dekorimin me medalje presidenciale, presidentja kishte marrë me vete edhe burrin dhe fëmijët që të takohen me këngëtaren.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.