Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    E pazakontë, shikoni se çfarë u shfaq së fundmi në planetin Mars

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Imazhet e një ylberi në Mars të dërguara nga roboti Perseverance kanë bërë xhirot e rrjeteve sociale.

    Ndërsa roboti Perseverance, i cili mbërriti në tokën marsiane në 18 shkurt, fillon të dërgojë të dhënat e para mbi motin në Planetin e Kuq dhe ndërsa droni i helikopterit Ingenuity tani është gati për ngritjen e tij të parë historike, fotot e marra nga rover i NASA-s tregojnë një ylber në Mars!

    [the_ad id="78756"]

    Fenomeni është kapur në Kraterin Jezero, aktualisht i përjetësuar në të gjitha drejtimet nga kamerat e robotit të Perseverance. Ai ylber shumëngjyrësh nuk është një ylber natyral “i vërtetë”, por efekti i diçkaje tjetër.

    Pse nuk është një ylber?

    Arsyeja është e thjeshtë: që të formohet një ylber, duhet të ketë pikat e ujit në ajër dhe dielli në horizont. Kur të plotësohen të dyja këto kushte, duke parë në drejtim të kundërt me diellin do të shihni një ylber me ngjyra të këndshme. Kjo ndodh ndonjëherë në Tokë pas një stuhie. Por në Mars, pikat e ujit nuk formohen.

    Është shumë e ftohtë dhe më së shumti, krijohen kristale akulli shumë të vogla.

    Dhe nëse nuk është një ylber, çfarë ka kapur Perseverance?

    Disa kanë treguar që fenomeni i thyerjes së dritës u prodhua nga njolla të vogla pluhuri që prodhonin të njëjtin efekt. Por as ky nuk është shpjegimi, i cili përkundrazi është më teknik dhe nuk ka asgjë të natyrshme: është pothuajse me siguri një reflektim i lentes së aparatit fotografik ai që ka kapur imazhet.

    Në momentin e shkrepjes, kamera po drejtohej nga jugu, drejt diellit dhe drita prodhoi atë artefakt duke kaluar përmes lentës së kamerës, siç mund të ndodhë edhe në Tokë.

    Por a do të shohim ndonjëherë ylberë në planet të tjerë? Është diçka e vështirë për t’u realizuar, por jo e pamundur. Në Venus, për shembull, diçka e ngjashme me një ylber mund të formohet për shkak të pranisë së pikave të acidit sulfurik të pranishëm në atmosferën e saj. Edhe në Titan, hëna më e madhe e Saturnit ku bie metani, është e mundur që të formohen ylberë.

    Image

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.