Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    E tmerrshme: Gruaja dyshohet se u dhunua seksualisht nga burri i saj për 17 vite me radhë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Gratë kosovare përpos dhunës psikike e fizike, gjatë martesës përballen edhe me dhunë seksuale. Ato zakonisht nuk e denoncojnë dhunën që përjetojnë, për shkak të frikës dhe stigmës, mirëpo e gjithë kjo ndikon shumë te to, duke i rënduar psikologjikisht. Për një rast të tillë tronditës ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

    Sinjali mëson se një 50-vjeçare ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, të cilin e ka akuzuar për dhunë seksuale. Sipas viktimës, i dyshuari e ka dhunuar seksualisht për 17 vite me radhë.

    [the_ad id="78756"]

    Pas shumë vitesh vuajtje, ajo më në fund pak ditë më parë ka vendosur që të rrëfejë para hetuesve policorë gjithë tmerrin e përjetuar ndër vite.

    Me të marrë informatën, njësitë policore ishin vënë në lëvizje me ç’rast kishin arritur që menjëherë ta arrestojnë të dyshuarin.

    Ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunim’, teksa Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

    Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, ku i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

    Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj/tij, dënohet me burgim prej dy deri në dhjetë vjet.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.