Burimet e medieve elektronike brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Istref Mavraj, i moshës 39-vjeçare, i cili po dyshohet se e ka dhunuar në shtator të vitit 2021, mbesën e tij, vajzën e vëllait.
Ai po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, e cila vitin e kaluar i bie se ka qenë në moshën 14-vjeçare. Ndonëse ende nuk dihen detaje të sakta për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e tij.
I njëjti është prangosur dhe shoqëruar në stacion policor, por për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, por është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ku gjatë kësaj periudhe do të jetë nën përkujdesjen e Policisë teksa merr trajtim mjekësor në spital.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.