Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    E tmerrshme: Taksisti nuk ia ndal veturën 19-vjeçares që të zbres, shkon ulet prapa karrigave me të

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat e gratë të cilat kërkojnë ndihmën e Policisë pasi jo rrallëherë ballafaqohen me ngjarje të tilla edhe në mjetet e transportit.

    Kështu ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, ku një 26-vjeçar dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një vajzë të moshës 19-vjeçare.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë rasti ka ndodhur brenda veturës me të cilën i dyshuari kryen shërbimet për taksi, ndërsa viktima ishte kliente që po udhëtonte.

    [the_ad id="78756"]

    Rasti është denoncuar nga viktima 19-vjeçare, e cila ka rrëfyer në Polici gjithë tmerrin që përjetoi nga shoferi, sot rreth orës 09:00 të mëngjesit. Sipas informacioneve të para, i dyshuari fillimisht nuk ia kishte ndalur veturën në vendin ku ka pasur të shkojë vajza dhe më pas është ulur mbrapa afër saj, me ç’rast e ka sulmuar seksualisht.

    Përballë kësaj situate, vajza ka arritur të largohet nga vetura dhe e ka denoncuar menjëherë rastin në Polici. Si rezultat i raportimit, Policia ka ndërmarr veprimet hetimore, me ç’rast kanë identifikuar personin e dyshuar dhe veturën me të cilën ai vepron.

    I dyshuari 26-vjeçari është shoqëruar në stacion për intervistim, ku para hetuesve policorë ka dhënë deklaratë për veprën me të cilën ngarkohet.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulmi seksual’.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.