Me dije a pa të, në njëfarë forme pushteti i Nurës po ndikon në largimin e të rinjve nga kjo komunë, shkruan Rajoni.org.
Pa dyshim që përgjegjësinë për të krijuar vende pune në ndalimin e migrimit të të rinjve e ka qeveria qendrore dhe ajo duhet që me politikat e saj të sjellë perspektivë te brezi i ri, i cili në mungesë të kësaj perspektive ia ka mësyer perëndimit me të madhe.
Rreth kësaj, një reflektim të vogël së paku ishte dashur të japë edhe pushteti lokal dhe si duket këtu është edhe problemi kryesor, sepse këtu të rinjtë ishte dashur ta ndiejnë sadopak dorën e perspektivës së ofruar nga shteti.
Mirëpo këtu fillon dëshpërimi dhe padrejtësitë e shumëta, që krijojnë një vullnet të zymtë për të qëndruar në Kosovë.
Duke pasur parasysh këtë zbrazje shkatërruse për vendin tonë përkatësisht për komunën e Skënderajt, qeverisja e kaluar e Bekim Jasharit kishte synuar që përmes projektit të “Parkut të biznesit në Marinë” të hap diku mbi dy mijë vende pune për ta ndaluar zbrazjen e të rinjve nga Drenica dhe ky projekt edhe pse ishte në fazën finale realizuese ai u injorua nga qeverisja e Fadil Nurës, dhe kjo, si duket për inate politike.
Tash kur buxheti për vitin e ardhshëm ka kaluar në kuvend me votat e PDK-s dhe është miratuar edhe Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) e mosfigurimi i realizimit të këtij projekti aty (Parkut të Biznesit në Marinë) vërtet është diçka shumë shqetësuese karshi situatës së migrimit në të cilën ndodhemi.
Në anëm tjetër: punësimet partiake e familjare; dhënja e pronës publike njerëzve të partisë; politizimi i arsimit deri te ndarja e subvencioneve në baza partiake e nepotike janë disa nga veprimet direkte të pushtetit lokal të kryesuar nga Fadil Nura, që po kontribuojnë në zbehjen e perspektivës për të ardhmen e të rinjve të kësaj ane dhe kjo po ndodh me dije apo pa dije të këtij pushteti. Sidoqoftë, ky është një realitet i pamohueshëm e i hidhur për vendin tonë.
/Rajoni.org