Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Ekskluzive: Drenica në telashe të mëdha, Erlis Frashëri konfirmon borxhin që i kanë kuqezinjtë dhe padinë që i ka bërë në FIFA

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Drejtori sportiv i Drenicës, Taulant Dajaku mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Sporti Total”, ku theksoi se obligimet e pagave të lojtarëve, kryesia e re e Drenicës i ka paguar të gjitha. 

    Dajaku ka zbuluar se ka pasur katër ose pesë rroga të papaguara obligim ndaj futbollistëve por tani gjithçka është në rregull, shkruan Gazeta Olle.

    [the_ad id="78756"]

    “Drenica në periudhën e fundit nga tetori i vitit të kaluar deri në dhjetor ku u ndryshua gjithçka, ka pasur katër ose pesë rroga të pa marrura lojtarët. Kryesia që ka ardhë ka trashëguar borxhin dhe ka marrë përsipër ta paguajë atë, dhe tani që po flasim jemi në një situatë zero-zero”, ka thënë ndër të tjera Dajaku.

    Drejtori sportiv i Drenicës, Taulant Dajaku

    Megjithatë, klubi i Drenicës ka probleme të mëdha me ish-futbollistët të cilët kanë hapur rastet ndaj klubit edhe në FIFA, për shkak të obligimeve që kanë ndaj tyre. Dajaku në emision potencoi se ky rast i hapur ekziston me së paku shtatë ish-futbollistë.

    Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se kuqezinjtë kanë pasur një afat prej 45-ditësh për të paguar borxhin ndaj ish-futbollistit të tyre, Erlis Frasheri, por që kjo gjë nuk ka ndodhur.

    Frasheri ishte mbi një vit pjesë e klubit nga Skenderaj, por që gjatë qëndrimit të tij ai nuk ishte paguar për plot shtatë muaj, dhe paratë nuk i kishte marrë asnjëherë.

    ‘Olle’ ka kontaktuar me futbollistin shqiptar, i cili është shprehur i indinjuar me situatën e krijuar, pasi që edhe pas afatit të caktuar nga FIFA, ende nuk ka marrë përgjigje nga klubi.

    “Në total FIFA ka vendosur që klubi i Drenicës ka obligim ngaj meje 9.654.32 euro, dhe ka pasur afat 45 ditë për të shlyer obligimin, duke filluar nga data 20 prill. Unë kam tentuar që së paku gjysmën e borxhit t’ia fal klubit, përmes marrëveshjes – por as kjo nuk më është mundësuar. Tani nuk do t’ia fal asnjë cent”, ka thënë Frasheri.

    Nuk dihet nëse situata e njëjtë është edhe me ish-futbollistët e tjerë të Drenicës, megjithatë ky është një fakt shumë shqetësues për klubin, por shumë rëndë edhe për futbollistët të cilët si profesionistë në Kosovë shumë herë përballen me situata të tilla.

    Kujtojmë se mbrojtësi i Skenderbeut të Korçës kishte bërë karrierë në Kosovë, ku ishte edhe pjesë e Gjilanit para se të transferohej te Drenica, por problemin e njëjtë nuk e kishte me gjilanasit, madje Frasheri disa herë ka thënë se Gjilani është klub shumë profesional.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.