Policia e Kosovës ka arrestuar në Drenas një persona të dyshuar për veprën e kryer “përmes rrjetit social nga një profil i një personi të panjohur, është kanosur një mashkull në Drenas”.
I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Siç marrin vesh burime të rajonit brenda policisë se personi i arrestuar është vëllai i ish kandidatit për deputet nga rradhet e PDK’së, Naim Bazaj, ndërsa viktima është kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Portali rajoni.org ka kontaktuar Naim Bazajn i cili ka konfirmuar lajmin se është arrestuar vellau i tij dhe thotë se kjo po ndodh që dy herë brenda pak ditësh. Sipas tij ankuesi është kërcënuar nga dikush në facebook të hapur nga një llogari fallso me emër të vellaut të tij.
“Eshte e vertete që është arrestuar vellau im, Dritoni, gjoja sipas ankuesit është kërcënuar nga dikush në facebook të hapur me llogari fallso me emër të Dritonit. Kjo, puna e arrestimeve tanimë është bërë e zakonshme pasi që me 14 janar 2022 është mbajtur 6 orë nga policia, ndonëse telefoni ju ka marrë për ekspertize dhe se aty nuk kanë gjetur as një gjë. E njejta gjë ka ndodhur me 18 janar 2022, në po të njejten orë qe ju ka bërë kërcënimi ankuesit ai ka qene në lokal të shtëpis se vetë duke luajtur pikado, i kemi video-incizimët të cilat i’a kemi dhënë organëve të rëndit dhe prokorurisë”
Tutje Bazaj thotë se është e padrejtë të merrët dikush pa faj ndërsa kërkon nga prokoruria qe sa më parë të zbardhët e verteta.
“Ne u jemi pergjigjur organëve të shtetit dhe kemi kërkuar nga ata qe të zbulojnë sa me parë kërcënuesin dhe të dal e verteta në shesh, nuk e fajësoj as denoncuesin e këtij rasti. Por, është shumë e padrejtë të merrët dikush pa faj; ja një shembull, e keni parë sa llogari në rrjetin social në facebook hapët me emër të Hashim Thaqit apo Ramush Haradinajt dhe bëjnë veprime nga me të ndryshmët dukë ofenduar, kërcënuar e fyer njerëz e tash me i marrë me i arrestuar ata për këto llogari a?”.
Ai shton së dikush po punon për ta njollosur familjen e tij dhe se në çfarë do formë siguron se ai dhe familja e tij nuk qendojn në këtë punë.
“Dikush po e gjuan gurin dhe po e fsheh dorën, por ne edhe privatisht do t’a hulmotojmë rastin sepse e verteta duhet të dal në shesh”./Rajoni.org/