Epilogu i shkarkimit të drejtorit të policisë pritet sot ose nesër të marr fund me një aktgjykim nga Gjykata e Apelit, mëson “Syri.net”.
E këtë akgjykim po e presin me padurim jo pak udhëheqës institucionesh, pasi sektori fundamental i sigurisë ka mbetur pa zot shtëpie.
Kjo gjykatë pritet të vendos pas ankesës së Avokaturës së Shtetit ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për masën e sigurisë apo për ndalimin e procedurave të rekrutimit për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Ankesa në Gjykatën e Apelit ka shkuar me 14 dhjetor dhe afati ligjor është 14 ditë të merret vendimi e që i bie më së largu deri me 5 janar 2021.
“Syri.net”, mëson se Avokatura Shtetërore me datë 26.11.2020 nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka pranuar njoftimin për kërkesën për caktimin e masës së sigurisë nga propozuesi Rashit Qalaj si dhe ftesën për seancë gjyqësore për caktimin e masës e cila është mbajtur me datë 02.12.2020.
Avokatura e Shtetit pas pranimit të aktvendimit nga gjykata AVSH me dt.07.12.2020, në afat ligjorë ka dorëzuar ankesën për Gjykatën e Apelit.
“Syri.net”, sjell një pjesë nga ankesa e Avokaturës së Shtetit ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila sot spo neser pritet të vendoset në Gjykatën e Apelit.


