Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Elvira Bajraktari, sportistja e vitit 2022!

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e Komunës së Skenderajt, sot ka shpallur sportistët më të mirë për vitin 2022, me një ceremoni të organizuar, ku ishin të ftuar dhe pranishëm sportistë, udhëheqës klubesh, veteranë të sportit dhe mysafirë të tjerë.

    Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Komunës, Fadil Nura, tha se ambasadorët më të mirë të shtetit tonë, janë sportistët, ndaj të cilëve, siç vazhdoi kreu i Skenderajt, Komuna do të jetë gjithmonë përkrah tyre duke i mbështetur në garat që ata marrin pjesë.

    [the_ad id="78756"]

    Edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Alban Berisha, duke i përgëzuar të gjithë sportistët e komunës sonë, theksoi rritjen e përkrahjes nga ana e Komunës, për sportin në përgjithësi.

    Kësisoj, sipas komisionit për zgjedhjen e sportistit të vitit në komunën e Skenderajt, epiteti i më të mirit për vitin 2022, i takoi volejbollistes Elvira Bajraktari, nga Klubi i Volejbollit “Skenderaj”, skuadër kjo që arriti t’i sjell qytetit tonë Kupën e Federatës së Volejbollit. Çmimin e vendit të parë e ndau kryetari i Komunës, Fadil Nura.

    Klubi më i mirë u shpall KV “Skenderaj”, kurse trajneri më i mirë u shpall Ylli Kadriu, kryetrajner i KV “Skenderaj”, kurse çmimet i ndau nënkryetari Sami Lushtaku.

    Me mirënjohje për kontribut sportiv, u nderuan: Faton Çitaku KF “Përparimi”, Melisa Sejdiu nga Klubi i Gjimnastikës “Skenderaj”, Anila Thaçi e Arbesa Qerimi nga Klubi i Mundjes “Rinia e Skenderajt”, Arbor Shatri, Marigona Dajaku nga Klubi i Shenjtarisë dhe Shigjetarisë “Përroi i Keq”, Ridon Dervishi KF “Runik United”, Arjanit Ademi, Diella Musliu KB “Sfera”, Leart Kerolli nga Shkolla e Futbollit “Bashkimi”, Bujar Jashari KV “Drenica”, Vlera Beqa KP “Shpresa”, Arif Makolli KN “Dielli”, Ermal Veliqi KF “Drenica” dhe Drilon Haxhijaj Klubi i Futsallit “Drenica Tradita Skenderaj”.

    Në mesin e mirënjohjeve, ishte edhe ajo post-mortem, e cila ishte dedikuar për të ndjerin Beqir Qerimi, i cili një jetë të tërë ia kishte kushtuar sportit drenicas.

    Me mirënjohje u nderuan edhe veteranët e sportit, derisa u veçuan profesorët Xhafer Murtezaj, Emin Murtezaj si dhe Ylber Vojvoda.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.