Inspektorati i Komunas së Skënderajt i ka perfillur denoncimet e qytetarëve sa i përket manipulimit me çmime të qendrave tregtare qe operojn në Skenderaj, shkruan portali rajoni.org.
LEXO EDHE: Denoncohet me dëshmi mashtrimi me çmime i QTA’së
Kështu pas denoncimit nga një konsumator për ETC-në dhe VIVA fresh store dhe pas raportimit të portalit rajoni.org për QTA’në për shkak të manipulimeve të kësaj natyre, burime të rajonit kanë konfirmuar se insepektorati është vënë në lëvizje dhe këto tre markete dje i ka denuar me nga 1,000 euro.

I njejti burim i ka bërë të ditur rajonit se inspektorati i komunës është rigoroz sa i përket shkeljeve ligjore dhe nuk fal askënd kur janë në pyetje shkeljet ligjore .
“Në mesin e të denuarve është edhe qendra tregtare “Arjeta” për natyrën e njejtë” ka thënë një burim brenda komunës dhe sipas të njejtit komuna vlerson lartë bashkpunimin me qytetar në këtë drejtim .
LEXO EDHE: