Komuna e Skënderaj ka publikuar rezultatet për punësimin e tre personave në administratë nëpër pozita të ndryshme, shkruan Rajoni.org.
Sipas dokumenteve të lëshuara nga Komuna e Skënderajt figurojnë afërsisht 7-8 kandidatë (aplikantë) për këto pozita. Ndërsa, më të suksesshmit del të jenë: Faton Osmani (Specialist i administrimit të përgjithshëm) me më së shumti pikë të grumbulluara, Albinot Hoti (në pozitën Zyrtar për Transport në Drejtorinë për Administratë) dhe Diarta Ismajli si zyrtare për pranimin e mallit në drejtorinë e Administratës, zbulon rajoni.org.
Të papranuarve u rezervohet e drejtë ankese në afat prej 3-ditësh, prej kur është nxjerrë ky vendim.
Kjo është edhe një radhë tjetër e punësimeve të njëpasnjëshme të pushtetit të Fadil Nurës pas marrjes së pushtetit, gjersa shumë qytetarë janë ankuar për mënyrën dhe llojin e procedimit të këtyre punësimeve. Kanë akuzuar pushtetin për punësime partiake e nepozitëm dhe fillim të dobët të mandatit nga ky i fundit. /Rajoni.org/
Dokumenti: