Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Erdhi në Kosovë dhe vrau prindërit e tij, çka ka ndodhur me 36 vjeçarin që kreu aktin e tmerrshëm

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    I

     dyshuari për vrasjen e prindërve në Prizren, Adriatik Hadri, do të dalë shumë shpejt para autoriteteve suedeze. Prokuroria atje ka ngritur aktakuzë ndaj 36-vjeçarit, për vrasjen e Durim dhe Suada Hadrit. Informata se kur do të fillojë saktësisht gjykimi ndaj tij, ka dhënë prokurori suedez.

    [the_ad id="78756"]

    Viti 2020, kishte nisur me një ngjarje të rëndë që kishte tronditur gjithë vendin. Dy shtetas suedezë me prejardhje nga Kosova, ishin gjetur të vrarë në shtëpinë e tyre në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

    Durim e Suada Hadri kishte vite që jetonin e punonin në Suedi, derisa në Kosovë kishin ardhur për pushime.

    I dyshuari i vetëm për vrasjen e çiftit me shtetësi suedeze është djali i tyre, Adriatiku. Menjëherë pas këtij rasti, ai kishte ikur nga Kosova. Ai ishte arrestuar më pas në Suedi, ku edhe do të zhvillohet procedura penale ndaj tij.

    Detaje se deri ku kanë shkuar procedurat me rastin e kosovarit ka dhënë prokurori i rastit në Suedi, Olof Calmvik.

    Calmvik i ka thënë mediave vendore se sot ka filluar ta ndjek penalisht Hadrin për vrasjen e prindërve të tij.

    Sipas tij, gjykimi për të pritet të fillojë gjatë këtij muaji.

    “Mund t’ju informoj se sot kemi ngritur aktakuzë Adriatik Hadrin për vrasjen e Durim dhe Suada Hadrit. Gjykimi do të fillojë brenda dy javëve”, thuhet në përgjigjet e Calmvik.

    Ndryshe, procedura penale ndaj Hadrit është transferuar para gati 10 muajsh në Suedi, shkaku i pamundësisë që ai të ekstradohet në Kosovë.

    Zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti, kishte thënë se në mungesë të ndonjë marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në mes të Republikës së Kosovës, autoritetet suedeze i kanë njoftuar se ekstradimi i djalit të çifit Hadri nuk është i mundshëm.

    “Duke qenë se i pandehuri në fjalë është shtetas suedez dhe se në mungesë të ndonjë marrëveshjeje dypalëshe të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, respektivisht ekstradimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Suedisë dhe se autoritetet suedeze në bazë të legjislacionit të tyre në fuqi nuk lejojnë ekstradimin për shtetasit e tyre, atëherë dhe na kanë njoftuar paraprakisht se ekstradimi eventual i të pandehurit nuk është i mundshëm për shkak të këtyre pengesave procedurale’, ka thënë Mehmeti.

    Në mungesë të një marrëveshje të tillë, Prokuroria e Prizrenit kishte parashtuar kërkesë për transferimin e procedurës penale nga Republika e Kosovës në atë të Suedisë, kërkesë e cila kishte marrë miratimin e autoriteteve suedeze.

    “Andaj, në këto rrethana, Prokuroria Themelore në Prizren përmes Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka parashtruar kërkesë për transferimin e procedurës penale kundër të pandehurit A.H., nga Republika e Kosovës në atë të Suedisë, e cila kërkesë edhe është aprovuar nga autoritetet suedeze”, kishte thënë Mehmeti.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.