Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Escobar për ‘1000 trupat serbe në veri’: Nuk e mbështesim fare, Kosova ka garancë ShBA-në

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se shteti që ai e përfaqëson, e kundërshton kategorikisht kërkesën e Serbisë për vendosjen e rreth 1 mijë trupave ushtarake në veri të Kosovës.

     

    [the_ad id="78756"]

    Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Escobar ka deklaruar se ShBA-ja nuk e mbështet fare një kërkesë të tillë dhe ka theksuar qartë, se Kosova e ka garancë aleatin e saj amerikan.

     

    “Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht, e hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim këtë fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – tha ai.

     

     

    Pyetur se si do veprohet nëse ndodhë një gjë e tillë, ai është përgjigjur prerë: “E para, këtë nuk e pres”.

     

    “E dyta, po e përsëris, Kosova ka garanci të forta sigurie nga ShBA-ja, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR.” – tha tutje ai.

     

    Vlen të përmendet se pas zhvillimeve në veri të vendit dhe vendosjes së barrikadave në disa pika, Escobar po qëndron në Kosovë, ku sot bashkë me emisarin evropian për dialogun, Mirsolav Lajçak do ta takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga ora 17:30.

     

    Çka paralajmëroi Vuçiq?

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tëI dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se shteti që ai e përfaqëson, e kundërshton kategorikisht kërkesën e Serbisë për vendosjen e rreth 1 mijë trupave ushtarake në veri të Kosovës.

     

    Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Escobar ka deklaruar se ShBA-ja nuk e mbështet fare një kërkesë të tillë dhe ka theksuar qartë, se Kosova e ka garancë aleatin e saj amerikan.

     

    “Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht, e hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim këtë fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – tha ai.

     

     

    Pyetur se si do veprohet nëse ndodhë një gjë e tillë, ai është përgjigjur prerë: “E para, këtë nuk e pres”.

     

    “E dyta, po e përsëris, Kosova ka garanci të forta sigurie nga ShBA-ja, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR.” – tha tutje ai.

     

    Vlen të përmendet se pas zhvillimeve në veri të vendit dhe vendosjes së barrikadave në disa pika, Escobar po qëndron në Kosovë, ku sot bashkë me emisarin evropian për dialogun, Mirsolav Lajçak do ta takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga ora 17:30.

     

    Çka paralajmëroi Vuçiq?

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq të hënën ka thënë se Qeveria e Serbisë, do të marrë vendim gjatë se enjtes për t’i dërguar kërkesë misionit të KFOR-it, në mënyrë që të mundësojë prezencën e trupave serbe në veri.

     

     

    Sirena në veri / Vuçiq: Të enjten Qeveria vendos mbi kërkesën ndaj KFOR-it që t’i lejojë trupat serbe në veri

    Këto deklarata, siç raportoi “RTS”, Vuçiq i bëri pas një takimi që pati me Srdan Petroviq, pronarin e një punishte vere nga Hoça e Madhe.

     

    “Qeveria ka seancë të enjten, dhe si po qëndrojnë gjërat, Qeveria do të marrë një vendim për t’i nisur letrën komandantit të KFOR-it.” – ka thënë ai.

     

    Mediumi serb pretendon se ka siguruar kërkesën

    Mediumi serb “Novosti” të hënën publikoi një kërkesë për të cilën pretendonte se është ajo që Serbia do t’ia dërgojë komandës së KFOR-it, për të mundësuar vendosjen e ushtarëve dhe policëve serbë në veri të Kosovës.

     

    Sipas kësaj kërkese, për të cilën nuk është e sigurt nëse është zyrtare, Serbia po kërkon që trupat të vendosen në veri pasi është “e nevojshme të sigurohet mbijetesa e serbëve dhe komuniteteve të tjera”.

     

    “Novosti”, raportoi se në këtë tekst janë të detajuara arsyet pse “është e nevojshme” ardhja e trupave serbe.

     

    “Kjo lëvizje e autoriteteve serbe, e cila padyshim do të bëhet pjesë e historiografisë, nëse shikohet në mënyrë strikte ligjore, sigurisht që nuk është një goditje boshe. Sepse dispozita e Rezolutës 1244 është formuluar në atë mënyrë që nënkupton detyrimin për të mundësuar kthimin e ushtrisë dhe policisë sonë.” – thuhet në këtë kërkesë, siç u pretendua nga mediumi në fjalë.

     

    Por më tutje, u raportua se në kërkesën e Serbisë, thuhet se “komandanti i KFOR-it nuk ka kompetencë diskrecionale për të vendosur nëse do ta lejojë këtë apo jo, por është i detyruar të lehtësojë ardhjen e forcave serbe në veriun e Kosovës”.

     

    “Kthimi i ushtrisë dhe policisë së Republikës së Serbisë nuk është thjesht një mundësi, por Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së krijoi obligim për KFOR-in që ta mundësojë këtë kthim.” – raportohej se shkruan në këtë kërkesë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.