Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Europa League vjen sot me disa sfida interesante

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm kontinental në rang klubesh rikthehet sipas kalendarit për të nisur zyrtarisht edhe gjysmën e dytë të fazës së grupeve, me gjithçka të hapur dhe Olimpikun e Lionit si klubin e vetëm që ia ka dalë për të siguruar përpara kohe kualifikimin për në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë.

    Natyrisht mbetet për t’u vulosur edhe vendi i parë për klubin francez, duke pasur parasysh që këtë herë formati ka ndryshuar dhe në turin e parë kualifikues do të përballen ekipet që klasifikohen në vendin e dytë në Europa League me klubet që e mbyllin aventurën e tyre në fazën e grupeve në Champions në vendin e tretë, por sidoqoftë është e qartë që rivaliteti në grupet e këtij aktiviteti është rritur ndjeshëm me një ndryshim të tillë.

    [the_ad id="78756"]

    Është domethënës fakti që pas tre sfidave të para me 100% të pikëve janë vetëm Lioni në Grupin A dhe West Ham United në Grupin H, megjithatë “cekanët” duhet të presin edhe pak për ta garantuar edhe matematikisht kalimin e tyre në fazën e knock out-it, duke pasur parasysh që tre skuadrat e tjera Dinamo Zagreb, Rapid Vjenë dhe Genk ndjekin në kuotën e 3 pikëve. Siç dihet këtë radhë zhvillohen pikërisht ndeshjet e dy javëve më parë, me të vetmin ndryshim që këtë herë luhet në invers. Një ndër sfidat më të spikatura të këtij raundi natyrisht do të luhet në Francë, ku do të përballet Olimpiku i Marsejës me Lacion.

    Në orën 21:00 në Province ekipi marsejez do të bëj çmos për të marrë tre pikët, për të lënë prapa një rival të drejtpërdrejtë dhe hedhur një hap të sigurt drejt fazës më të rëndësishme të këtij kompeticioni. Goli i realizuar nga Cengiz Under në fushën e Clermont-it e ngjiti formacionin e drejtuar nga argjentinasi Jorge Sampaoli drejt e në vendin e tretë, në renditjen e përgjithshme në Le Championnat. Kurioz është fakti se edhe në Kupat e Evropës golin e vetëm për skuadrën marsejeze e ka shënuar pikërisht sulmuesi turk, më saktë në Moskë me Lokomotivën, pasi dy ndeshjet e tjera me Gallatasarajin dhe Lacion ekipi i 61-vjecarit nga Santa Fe i ka barazuar me rrjeta të paprekura. Në Grupin E kryeson Galatasaray në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Lazio dhe Marseille ndjekin nga pas respektivisht me nga 4 dhe 3 pikë.

    Marseja do të ketë privilegjin për ta luajtur këtë duel të drejtpërdrejtë në Velodrome, gjithsesi duke lënë mënjanë favorin e faktorit fushë vendasit e kanë mposhtur Lacion thjeshtë një herë të vetme në shtatë përballjet ndërmjet tyre në Kupat e Evropës. Interes të veçantë në Europa League ngjallin tre takimet e orës 18:45. Napoli do të zbresë në kryeqytetin polak, për të matur forcat me Legian e Varshavës. Dy javë më parë Legia zbriti në Stadiumin “Diego Armando Maradona” me Ernest Muçin titullar dhe Jurgen Çelhakën rezervë, ndërsa Lirim Kastrati hyri në fushë nga stoli. Miqtë u mbajtën mirë për pjesën më të madhe të kohës, sidoqoftë ekipi napolitan shënoi tre herë pas 76’, për të fituar më pas takimin me rezultatin e thellë 3-0.

    Në Grupin C vazhdon të udhëheqë pikërisht Legia në kuotën e 6 pikëve. Napoli dhe Leicester City vijnë nga pas me nga 4 pikë, ndërsa Spartaku i Moskës mbyll grupin në vendin e fundit me thjeshtë 3 pikë. Trajneri Luciano Spalletti këtë herë nuk do të ketë në dispozicion tre lojtarë shumë të rëndësishëm si Osimhen, Manolas dhe Mario Rui. Eintrachti i Frankfurtit është duke vuajtur vërtet shumë në Bundesligë, por në Kupat e Evropës “shqiponjat” janë duke fluturuar lart. “Die Adler” i kthejnë vizitën Olimpiakosit në Pire, me sfidën e parë në Waldstadion që përfundoi me shifrat 3-1 në favor të ekipit të drejtuar nga austriaku Oliver Glasner.

    Për momentin Eintrachti mban vendin e parë në Grupin D, në kuotën e 7 pikëve, ndërsa klubi i famshëm helen pozicionohet i dyti me 6 pikë, grup ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe ekipe si Fenerbahce dhe Antwerp, të cilët do të përballen mes tyre me synimin për të marrë fitoren e parë të kësaj faze. Ndërkohë në Grupin B zbresin në fushë në një takim përcaktues Monaco dhe PSV Eindhoven, që klasifikohen respektivisht në vendin e parë dhe të tretë, me nga 7 dhe 4 pikë, ndërsa në mes me 5 pikë renditet Reali i Sociedadit që kryeson kampionatin spanjoll dhe që pritet të ketë një takim të lehtë në San Sebastian me Shturmin e Gracit.

    Bëhet fjalë për një ndër grupet më të fortë të këtij aktiviteti dhe në fakt në Principatë në Stadiumin Luigji i Dytë të Montecarlos ky takim i është besuar pikërisht kryesorit turk Cuneyt Cakir, me 44-vjeçarin nga Stambolli që konsiderohet si një ndër gjyqtarët me më shumë eksperiencë në qarkullim. /SS/ 

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.