[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Everton ka nisur bisedimet për rikthimin e përzgjedhësit të Belgjikës, Roberto Martinez.
Skuadra nga Liverpool shkarkoi Rafael Benitez këtë vikend pas vetëm 25 ndeshjeve në krye, sidomos pas humbjes nga Norwich City, transmeton lajmi.net.
[the_ad id="78756"]
Disa emra janë lidhur me stolin, përfshirë Wayne Rooney dhe Frank Lampard, derisa Martinez shihet si favorit.
Sipas “The Mirror”, Everton ka nisur diskutimet me Federatën e Futbollit të Belgjikës për mundësinë që ta rikthejnë sërish.
Klubi shpreson që Martinez të jetë në krye për ndeshjen e radhës ndaj Aston Villas, derisa edhe Thierry Henry gjithashtu e duan si pjesë të marrëveshjes.
48-vjeçari ishte favorit për të marrë punën në fillimin e sezonit, por Everton mendoi ndryshe, duke punësuar Benitezin.