Procesi asfaltues në rrugën në gjendje të mjerueshme “Ahmet Haliti” në fshatin Kozhicë u ndërpre nga Komuna e Skënderajt, shkruan portali Rajoni.org.
Sipas komunës arsyeja kryesore është inflamacioni. Operatori punëkryes ka prishur kontratën për shkak se rritja e çmimeve të projektit janë të papërballueshme për operatorin, kishte thënë Amir Lushtaku, zëdhënës i Komunës.
Në anën tjetër përderisa ende inflamacioni i njëjtë është prezent Komuna e Skënderajt para pak ditësh riasfalton rrugën “Ilaz Kodra” në qendër të Skënderajt (vendos asfalt mbi asfalt).
Banorët e fshatit Kozhicë, por edhe të fshatrave të tjera, të cilët kanë rrugë në gjendje të njëjtë janë irrituar nga ky veprim.
“Fadil Nura rrugën të cilën do ta kalojë vetë çdo ditë me xhipa i vendos asfalt mbi asfalt që të ndjehet sa më komod gjatë vozitjes, ndërsa e lë në lloq rrugën në fshatin tonë.”, -ka thënë për Rajonin një banor i këtij fshati./Rajoni.org/