Në kuadër të investimeve publike të Komunës së Skenderajt, përkatësisht investimit në sistemin shëndetësor në Skenderaj këto ditë ka filluar realizimi i projektit për rregullimin e rrethojës dhe oborrit të Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Kllodernicë, raporton portali rajoni.org.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimit, e kanë vizituar AMF-në e këtij fshati, ku kanë përcjellë nga afër procesin e punimeve.
Qeverisja Nura, gjatë këtij viti të parë të mandatit, ka bërë investime të shumta në sistemin shëndetësor të komunës së Skenderajt, respektivisht në renovimin e objekteve shëndetësore, ri-funksionalizimin e shërbimeve dhe pajisjen e QMF-ve dhe AMF-ve me laboratorë dhe mjete të tjera të nevojshme mjekësore.