Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Fc Drenica me fushatë: Parat nga shitja e fanellave do të shkojnë donacion për fëmijët me nevoja të veçanta

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Klubi futbollistik nga Skënderaj Fc Drenica ka filluar me implementimin e një fushate mjaft humane, shkruan portali Rajoni.org.

    Kjo fushatë është emërtuar “Differentsimilarequal”.

    [the_ad id="78756"]

    Sipas kësaj fushate, të gjitha mjetet financiare që do të grumbullohen nga shitja e fanellave me edicionin special “Special edition” do të shkojnë donacion për qendrën “Floriani”, qendër kjo, që trajon fëmijët me nevoja të veçanta në Skënderaj.

    Iniciuesit e këtij projekti bëjnë thirrje për përshirje sa më të gjerë në ndihmën për integrimin e plotë të shoqërisë dhe të drejtave të barabarta.

    Njoftimi i plotë i klubit drenicas:

    “#DifferentSimilarEqual
    …është motoja e fushatës ideuar nga të rinj dhe të reja të qytetit tonë bashkë me FC Drenica dhe financuar nga Qeveria e Japonisë nêpërmjet mbështetjes së marrë nga Fondi i Zhvillimit Social të Japonisë dhe bashkëfinancuar nga Komuna e Skenderajt, administruar nga Banka Botërore.

    Fushata do të hapet zyrtarisht nesër (e diel) në ora 11:00 ne stadiumin Bajram Aliu.
    Kjo fushatë është konceptuar si hapje e dyerve të bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes për të gjitha kategoritë e shoqërisë dhe si mbështetje dhe informim që të qënurit i veçantë është privilegj dhe jo arsye për krijim të ndasive.
    Ideja e kesaj fushate është që FC Drenica nëpërmjet dizejnimit, prodhimit dhe shitjes së fanelave të prezentuara bashkarisht me qytetarët, tifozët dhe dashamairët e sportit të kontribuojë në një kauzë kaq domethënëse si kjo e gjithëpërfshirjes dhe barazisë në shoqëri.
    Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave nga shitja e fanelave me këtë mesazh special do të dorëzohen donacion në Qendrën për mësim dhe trajtim të fëmijëve me nevoja te veçanta “Floriani” në Skenderaj
    Pasioni për futbollin na bashkon.
    Le të bashkohemi për një kauzë shoqërore si kjo.
    Mire se vini neser!

    Duke porositur një nga këto fanela ju respektoni FC Drenicën, pasionin tuaj për futbollin, por mbi të gjitha i jepni më shumë zë dhe jehonë mesazhit që duam të përçojmë.
    Fanelat e fushatës mund ti porosisni duke na kontaktuar përmes faqes zyrtare ne Facebook, apo duke ardhur në zyret e Klubit.
    Çmimi për një fanelë është 20€.
    Pak nga ju, shumë për fëmijët me nevoja të veçanta!”/Rajoni.org/

     

     

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.