Puna, mundi dhe sakrifica siç po duket është duke i’u shpërblyer Klubit të Notit “DIELLI”, nga Skenderaj. Këtë vlerësim më së miri është duke e treguar rezultatet e arritura qysh në fillim të vitit 2022 ku në garat e organizuara nga Federata e Notit të Kosovës, klubi DIELLI pothuajse nuk la asnjë medalje për klubet tjera, shkruan rajoni.org.
E mundi si duket po u shpërblehet edhe sportistëve të rinjë të cilët po stimulohen edhe me bursa, ku dy notarë të këtij klubi, Bledion Meha dhe Arif Makolli janë fitues të bursave nga Federata e Notit të Kosovës.
E krejt kjo nuk vjen rastësisht pasi në Kupë “Zahir Pajaziti” dhe në garat e organizuara me rastin e pavarësisë së Kosovës, klubi DIELLI grumbulloi plotë njëzet e dy medalje nga sportistët :Bledion Meha 2008 Arif Makolli 2010, Arbana Imeri 2012,Areja Mehmeti 2013.
Pas gjithë këtyre sukseve ky klub ka edhe një kërkesë për DKRS në Skenderaj që ta përkrahin pasi është klub i cili është duke e përfaqësuar në mënyrë të denjë dhe krenare sportin në qytetitn e Skenderajit, gjithashtu kërkesë kanë edhe nga bizneset private për sponsorizim.