Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij.
Puna në këtë projekt ka nisur në fillim të muajit janar nën mbikëqyrjen e përgjegjësit Albert Bunjaku, derisa tashmë është duke u punuar në tri fusha: në çështje administrative, në çështje edukative-teknike dhe në çështje të infrastrukturës.
Në këtë drejtim, sot, është mbajtur trajnimi i parë online me gjyqtarët e Superligës dhe operatorët e sistemit VAR. Në këtë trajnim ka ligjëruar instruktori i FIFA-s për VAR, Valentin Ivanov.
Pas këtij trajnimi do të fillojë edhe pjesa praktike, e cila do të mbahet në Tiranë, në bashkëpunim me FSHF-në.
Faza e edukimit do të jetë e kombinuar me trajnime online dhe ato fizike dhe ky proces do të zgjasë 6 deri në 9 muaj.