[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Futbollisti kosovar Fidan Aliti ka nënshkruar kontratë me klubin e njohur, FC Zurich.
Aliti ishte huazim nga klubi suedez Kalmar me mundësi blerje, përcjellë lajmi.net.
[the_ad id="78756"]
Paraqitjet e mbrojtësit në nivelin e lartë e kanë bindur Zurichun të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me 27-vjeçarin.
Komunikata e klubit:
“FC Zurich dhe Fidan Aliti vazhdojnë se bashku. Klubi e ka aktivizuar klauzolën dhe sigurisht që do marrin 27-vjeçarin nga Kalmar FF. Kontrata e re ka vlerë deri në verën e vitit 2023”, shkroi klubi në komunikatë.
Aliti për Zurichun ka bërë 21 paraqitje, duke realizuar një gol.