Pa dyshim që javen e kaluar, lajmi qe me të drejt zgjoi një interesim tek opinioni i këtushëm ishte paralajmerimi i kryetarit të komunës se Skënderajt, Fadil Nura, për hapjen një Fabrikë për përpunimin e drurit dhe parafabrikave të betonit, e cila sipas Nurës parasheh qe të gjeneroj 100 vende të punës, shkruan portali rajoni.org.
Mirëpo Nura në postimin e tij në profilin e facebookut, nuk ka specifikuar as vendin ku është parapare ndërtimi i kësaj fabrike e as kush është investititori; vetëm ka cekur shumën e parapare prej 4 milion euro dhe adresimin e tij në asamble komunale për miratim.
Kjo dhe e kaluara e Nurës në këtë drejtim (Qevrisja paraprake e tij para qeverisjes Jasharit), ka bërë që një numër i qytetarëve këtë parlajmrim ta shohin më skëpticizem dhe këtë e krahasojn më Fabriken e Sheqerit në Dashevc të kësaj komune të paralajmeruar me pompozitet nga Nura e cila nuk u realizua asnjehere./Rajoni.org/
LEXO EDHE: Dashevci i Skënderajt do të bëhet me fabrikë të sheqerit