Jemi vetëm në javët e para të një sezoni me një kalendar shumë të ngjeshur. Në fakt, zhvillimi i Kupës së Botës në nëntor ka bërë që një numër i madh ndeshjes të zhvillohet brenda një harku të shkurtër kohor.
Një situatë kjo që i detyron skuadrat të luajnë një ndeshje çdo tri ditë në rast të pjesëmarrjes në kupat europiane. Një nga skuadrat që e ka nisur shumë keq sezonin në Serinë A është Monza.
Klubi i sapo ngjitur në kategorinë kryesore të futbollit italian ka lëvizur shumë në merkato, duke i vënë në dispozicion trajnerit Stroppa shumë lojtarë ekspertë dhe të rëndësishëm si Pessina, Ranocchia, Sensi dhe Petagna.
Megjithatë, situata e klubit bardhekuq është shqetësuese. Në fakt, në pesë javët e para të kampionatit kanë ardhur pesë humbje. Një ecuri shumë e keqe dhe që detyrimisht shtyn klubin të vërë në dyshim pozicionin e trajnerit.
Sipas Gazzetta dello Sport, për trajnerin ka ardhur një ultimatum nga ana e klubit. Fjalët e thëna nga Galliani për Ansa-n nuk kanë bërë të mendohet për një shkarkim të mundshëm, por një hap tjetër flas mund ta vendosë skuadrën në një pozicion të vështirë pas gjashtë javëve të kampionatit.
Për këtë arsye ndeshja e ardhshme kundër Lecce-s, të dielën, mund të jetë vendimtare për fatin e trajnerit Stroppa. Kështu, do të duhet patjetër një fitore për Monza-n që të shpëtojë vendi i trajnerit.