Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë tri emërime të reja në komunën që drejton, dy drejtorë të rinj dhe shefin e kabinetit.
Lladrovci ka folur ekskluzivisht për Veriu.info duke dhënë arsyet e këture emërimeve.
Kulturën, Rininë dhe Sportin do ta drejtojë Enkela Dema që më parë kishte shërbyer si asistente ekzekutive dhe shefe e kabinetit.
Lladrovci ka thënë se performanca e Demës në postet e mëhershme dhe në degën e partisë demokratike janë arsyet për emërim në pozitën e drejtoreshës.
“ Znj. Enkela Dema ka qenë nga dita e parë, anëtare e kabinetit tim në Komunë. Bashkëpunimi me të ka qenë i shkëlqyer dhe vazhdon të jetë. Nga Asistente ekzekutive, ajo është avancuar në Shefe të Kabinetit e nga kjo pozitë, tash është emëruar Drejtoreshë. Sa i takon meritave për emërim, ato janë të lidhura me punën e znj. Dema në postin shumë të rëndësishëm në Kabinet.” – ka thënë Lladrovci për Veriun.
LEXO EDHE:
Ramiz Lladrovci me shije: ish-asistenten e emëron drejtoreshë