Premier Liga vazhdon sot me disa duele interesante.
Ndeshja e parë në program për ditën e sotme në Angli është ajo mes Chelseas dhe Norwichit, shkruan lajmi.net.
Pas tetë ndeshjeve të luajtura këto dy ekipe janë nivele krejtësisht të kundërta, pasi Chelsea prin në renditje me 18 pikë, kurse Norwichi është e fundit me vetëm dy pikë.
“The Blues” kanë mungesa të shumta për këtë duel në repartin e sulmit pasi do të paraqiten pa futbollistë si Romelu Lukaku, Timo Werner e Christian Pulisic që do të mungojnë shkaku i lëndimeve.
Pavarësisht mungesave, Chelsea llogaritet favorit apsolut që të marr fiton e radhës, kurse Norwichi do të mundohet të shkaktojë befasi dhe të marr të paktën një pikë.
Këto janë formacionet e mundshme të dyja skuadrave:
Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Chalobah, Christensen; James, Jorginho, Loftus-Cheek, Chilwell; Ziyech, Mount; Havertz
Norwich: Krul; Hanley, Kabak, Gibson; Aarons, Lees-Melou, McLean, Normann, Giannoulis; Pukki, Sargent