[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës, është raportuar për një rast dhunimi në një fshat të Vushtrrisë.
Aty një femër e mitur e cila ka mbetur shtatzënë dyshohet se është dhunuar. Policia njofton se viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ku pas tretmanit është intervistuar.
[the_ad id="78756"]
“Nga reparti i gjinekologjisë në QKUK, është raportuar se një femër kosovare është shtatzëne dhe dyshohet se është e dhunuar. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ku pas tretmanit është intervistuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thekson raporti.