Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Gazeta më e madhe izraelite zbulon përpjekjet e Vuçiqit për ta parandaluar njohjen e Kosovës nga Izraeli

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    E përditshmja izraelite, The Jerusalem Postka konfirmuar se të hënën Kosova dhe Izraeli do t’i vendosin edhe zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike, teksa ka treguar edhe një përpjekje të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për ta parandaluar këtë, transmeton Gazeta Express.

    Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, megjithatë dhe një burim diplomatik izraelit konfirmoi se Beogradi është i zhgënjyer me zhvillimet e fundit. Në shtator, burime të afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq e bënë të qartë se nëse Beogradi hap një ambasadë në Jeruzalem, Serbia do të priste që Izraeli të mos e njihte Kosovën si shtet – megjithëse mund të mbante lidhje të nivelit më të ulët, shkruan gazeta izraelite.

    [the_ad id="78756"]

    Serbia mund ta hapë ende një ambasadë në Jeruzalem, siç përcakton marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, por marrëdhëniet me Izraelin do të degradohen, i ka thënë një burim JP-së.

    Nënshkrimi i vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike do të mbahet në një ngjarje virtuale me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gaby Ashkenazi. Ministra e Jashtme kosovare kishte planifikuar ta vizitonte Izraelin këtë javë, por udhëtimi është shtyrë sepse Izraeli ka ndaluar të gjitha fluturimet për shkak të COVID-19, shkruan ndër tjerash ky medium.

    Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

    Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendosjte ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem, dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë. Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jeruzalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv. 

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.