Gëzim Kelmendi në një postim të tijin në facebook, ka bërë thirrje dha ka dhënë shembull për unitet dha bashkimin në mes vete, duke dhënë shembullin më të mirë se bindjet politike nuk duhet të bëhen shkas për përçarje mes vete.
Ai së fundmi ka postuar një fotografi me një prej kritikuesve më të mëdhenjë të tij karshi qëndrimeve politike, ku tregon se pavarësisht se ai është aktivist i Vetëvendosjes, duhet të jemi të bashkuar dhe mos të krijojmë ndarje politike.
Ky është postimi i tij i plotë:
ALLAHU e ruajt Amarin dhe të gjithë vëllezërit e mi besimtarë në VV!
Ky djali që sot dolëm në foto në Xhami pas namazit të ikindisë, është Amar Pushka.Amari është aktivist i VV-së.Amari për vite më rradhë më ka kritikuar, edhe shkrime kundër meje ka bërë, ngase nuk është pajtuar me kritikat e mia ndaj VV-së dhe Albin Kurtit.Por pasi u takuam sot për herë të parë në Xhami unë i thashë Amarit:a ti je Amar Pushka, ai tha po.
Unë vazhdova dhe i thash: unë të kam vëlla, unë të dua për ALLAH edhe pse je në VV, ai buzëqeshi dhe sikur deshi ta thonte edhe ai të njejtën gjë. Përshëndetja e ngrohtë me Amarin është dëshmi e fortë se dallimet partiake nuk guxojnë të nxisin përçarje vëllazërore. ALLAHU e ruajt Amarin dhe të gjithë vëllezërit e mi besimtarë në VV.
Gëzim Kelmendi
