Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse, në një konferencë për medie, ka folur para dy miqësoreve që ‘Dardanët’ luajnë këtë muaj.
Më 24 mars Kosova do të ballafaqohet me Burkina Fason në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00, kurse pesë ditë më vonë ndeshen me Zvicrën në Zurich, shkruan RTKLive.com.
I pari i bankinës së Kombëtares sonë, francezi Giresse tha se këto dy miqësore janë të rëndësishme pasi që vijnë pak muaj para nisjes se edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
Strategu francez, i cili pak ditë më parë, mori drejtimin e ‘Dardanëve’, mendon se miqësorja me Burkina Faso dhe me Zvicrën, është më shumë për të parë nga afër kualitetin e lojtarëve.
Giresse thotë se këto dy miqësore do të shërbejnë shumë për ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve.
“Qëllimi i këtyre dy ndeshjeve është më i njoft lojtarët e më pas me menduar për objektivat. Këto dy lojë më pas na shërbejnë për lojët që i kemi në qershor, do të thotë në shërbejnë për ndeshjet në Ligën e Kombeve. Më ambicie maksimale dhe më i marrë gjitha shkaset për të parë më pas objektivat”, theksoi Giresse.
Trajneri francez është pyetur për lojtarët e Superligës për të qenë pjesë e Kombëtares. Giresse, i cili pak ditë më parë shikojë nga afër një ndeshje të Superligës, thotë se në të ardhmen do të jetë më afër Superligës për të parë kualitetin e elitës së futbollit tonë.
“Ishte hera e parë që marr pjesë në një lojë të Kupës. Është hera e parë dhe padyshim se në të ardhmen do të jem më shpesh dhe më pas do të shohim dhe do të mundohem më nxjerr lojtarët me kualitative. Por ne kemi lojtarë me kualitative në ligat evropiane, kemi plot lojtarë që luajnë në Francë dhe që kanë shumë kualitet”, pohoi Giresse.
Ai ka folur edhe për miqësoren me Zvicrën, ndeshje kjo që luhet me 29 mars në Zurich. Sipas tij, skuadra helvetike viteve të fundit është në top-formë. Giresse mendon se është shumë më rëndësi që Kombëtarja jonë të përballet me Kombëtare të forta siç është Zvicra.
“Zvicra viteve të fundit ka qenë top formë dhe është një ndeshje shumë interesante më luajtur kundër tyre dhe më pa çfarë po ndodh. Kjo ndeshje është një matës më pa nivelin tonë se sa jemi në gjendje me luajtë më Kombëtaret edhe më të mëdha. Është më rëndësi që ne të luajmë më Kombëtare të mëdha siç është Zvicra”, ka theksuar tekniku francez.
Ai ka shtuar se “skema dhe formacioni i lojtarëve varet nga pozitat që luajnë lojtarët. Nuk është që kemi një formacion definitive dhe këto dy lojë na mundësojnë më krijuar një formacion”.
Giresse beson se Kombëtarja jonë do të ketë paraqitje pozitive në miqësoren kundër Burkina Faso-s dhe Zvicrës.