[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Klubi i famshëm italian, Inter është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për sulmuesin e Manchester Unitedit, Edinson Cavanin.
Sipas mediave angleze, ‘Nerazurët’ janë hedhur në sulm për Cavanin, transmeton RTKLive.com.
[the_ad id="78756"]
Reprezentuesi i Urugait, tashmë duket se ka vendosur që në fund të këtij sezoni, të largohet nga ‘Old Traffordi’.
Veterani i Unitedit kërkohet nga disa klube tjera jashtë Anglisë, përfshirë skuadrat e La Ligës.
Krerët e Interit thuhet se po kërkojnë një sulmues më përvojë dhe Cavani është objektivi i tyre.
Cavani shihet si pasues i denjë Edin Dzeko tek skuadra italiane pasi që internistët ende nuk kanë arritur marrëveshje për kontratën e re me sulmuesin boshnjak.