Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli ka paralajmëruar largimin nga pozita e kryetrajnerit.
Gjilani sot (e enjte) pësoi humbje nga rivali lokal, Drita, duke u mposhtur me rezultat 2 – 0.
Pas ndeshjes, Sokoli tha se do ta analizon pozitën e tij si trajner i skuadrës, duke paralajmëruar largimin e mundshëm.
“Unë mendoj se me këtë angazhim nuk mund të fitohen ndeshjet. Duhet më tepër motiv, sakrificë, shumë angazhim për të arritur rezultatet. Prandaj duhet pasur kujdes se çfarë duhet ndërmarrë. Ishte fillim i plogësht i pjesës së parë. Megjithatë kjo nuk tolerohet për një ekip që pretendon të jetë serioz në Superligë. Është gabim fakti të fillosh të luash vetëm pasi pranon dy gola. Me siguri se do të analizoj pozicionin tim në klub”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Gjilani renditët në pozitën e katërt në tabelë me 32 pikë të tubuara.