Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Gjykata Supreme refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së ish-gjyqtarit dhe ish-policit në Skenderaj

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ish-gjyqtari Rafet Ismaili nga qyteti i Skenderajt dhe ish-polici Blerim Gashi janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special me nga 20 muaj burg dhe me nga 1 mijë euro gjobë pasi u shpallën fajtorë për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit”, e cila është njëra nga veprat penale të korrupsionit, raporton Gazeta Sinjali.

    Pas shfrytëzimit të të drejtës për ankesë dhe marrjes së akgjykimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin ishin refuzuar ankesat e parashtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore, ata kishin parashtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme, kërkesë kjo e cila është refuzuar, mëson Sinjali.

    [the_ad id="78756"]

    Në vendimin e siguruar nga Sinjali thuhet se kolegji në përbërje nga gjyqtarët Nesrin Lushta, Agim Maliqi dhe Rasim Rasimi, më datën 28 korrik ka marrë aktgjykim me të cilin ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të cilat ishin paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe atij të Gjykatës së Apelit.

    Ish-gjyqtari Ismaili u shpall fajtor nga Gjykata e Prishtinës në lidhje me akuzën se kishte marrë 1,500 euro nga dëshmitari F.Z. me qëllim që të ndikonte në kryetarin e Gjykatës së Mitrovicës për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit.

    Ndërsa ish-polici Blerim Gashi u dënua pasi Gjykata vlerësoi se i kishte marrë 1,000 euro nga i njëjti dëshmitar me qëllim që të ndikonte tek një gjyqtar i Gjykatës Supreme.

    Kujtojmë se përpos dënimit me burgim, ndaj tyre u shqiptua edhe dënimi plotësues i cili ua pamundëson punën në Administratën Publike për dy vite.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.