Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Uncategorized

    Gjykimi ndaj Mustafës në Hagë, sot fillon dëgjimi i dëshmitarit numër 4

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, sot (më 12 tetor) fillon dëgjimi i dëshmitarit të katërt në rastin ku ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, akuzohet për krime lufte.

    Gjykimi ndaj Salih Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021, gjatë së cilës seancës Mustafa është deklaruar i pafajshëm për akuzat që i vihen në barrë nga prokuroria, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    [the_ad id="78756"]

    Në këtë rast, deri më tani janë dëgjuar tre dëshmitarë të mbrojtur, gjatë dëshmive të së cilëve, në mënyrë që të njëjtit të mos mund të identifikohen, pamjet janë bërë të turbullta dhe zëri u është modifikuar.

    Ndryshe, aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së është konfirmuar më 12 qershor 2020.

    “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

    Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Tregoni dikush Andit dhe Gresës se ka kamera, çifti “kapen” në akt intim

    Juegos De Chat

    Top 10 Wedding Websites: Greatest Selections In 2023 + Assessments

    Lgbt Chat Room Lgbt Boards Lgbt Group Social Networking On-line Lgbt Support Group

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.