Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    ‘Greva mund të zgjas me muaj’

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, ka bërë të ditur se në këtë komunë mësimi është mbajtur vetëm në një shkollë.

    Ai për Klankosova.tv tha se mësimi ka nisur vetëm në fshatin Busovatë, aty ku sipas tij, shkolla e këtij fshati ishte mbyllur nga ish-kryetari i kaluar i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

    [the_ad id="78756"]

    Ai tha se edhe përkundër faktit që mësimi ka nisur vetëm në një shkollë, kjo nuk përbën ndonjë zgjidhje.

    “Zgjidhje do të ishte që qeveria të ulet me ne dhe të bisedojmë për një zgjidhje të përgjithshme”, është shprehur Ymeri.

    Tutje, ai paralajmëroi se greva mund të zgjas edhe me muaj.

    “Greva do të zgjas deri në realizimin e kërkesave tona. Pra, greva mund të zgjas me muaj”, është shprehur Ymeri.

    Kujtojmë se zëdhënësja e komunës së Kamenicës, Lidijona Marovca, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se procesi i mësimit në këtë komunë ka nisur në disa shkolla.

    “Aktualisht jemi për vizitë nga afër në shkollën “Hasan Prishtina” në Busovatë. Por, ka edhe shkolla të tjera që e kanë nisur mësimin pjesërisht në disa paralele”, është shprehur Marovca.

    Janë  bërë dy javë kur nën udhëheqjen e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), sistemi arsimor publik në të gjitha nivelet në Kosovë si dhe administratat e institucioneve publike janë futur në grevë deri në afat të pacaktuar.

    Ndonëse shkollat janë krejtësisht të mbyllura, administrata publike është duke kryer disa punë emergjente për qytetarët. Indeksonline ka siguruar njoftimin që SPAK i kë bërë komunave të Republikës.

    5 raste janë përmendur në shërbimet që mund të kryhen, edhe pse janë në grevë.

    “Rastet e vdekjes – dokumentacioni që shërben për procedurat e transportit të kufomave nga jashtë shtetit. Dokumentet e terminëve për viza (dëshmi). Certifikatat me foto për fëmijët për kalim kufitar (dëshmi). Vazhdimi i procedurave të konkurseve, vetëm për konkurset e publikuara para datës 25 gusht 2002 si dhe përdorimi i vulës nga punëtori grevistë përgjegjës për përfundimin e këtyre procedurave (të lartë shënuara).

    Kujtojmë se çerdhet, shkollat fillore, shkollat e mesme dhe universitetet nuk janë duke zhvilluar proces mësimor.

    Ata me ngulm janë duke kërkuar miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj. Image

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.