Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Grua qe dyshohet se vdiq duke u rrahur nga anëtarë të familjes, ishte viktimë e dhunës nga kunata dhe nipi

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një rast mjaft të rëndë që ka ndodhur të hënën në fshatin Kuk të Dragashit, ku ka vdekur një grua e cila që një kohë ishte viktimë e dhunës në familje. Gruaja 67-vjeçare ndërroi jete mëngjesin e djeshëm dhe vdekja e saj u konstatua nga mjeku kujdestar, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se dyshimet mbi vdekjen e saj u ngritën për shkak të rasteve të dhunës që ishin raportuar më parë, gjë që alarmoi Policinë. Me rastin e kontrollit, në trupin e gruas ka pasur shenja të dhunës dhe kjo bëri që Prokurori i Shtetit të urdhërojë nisjen e hetimeve.

    [the_ad id="78756"]

    Sinjali mëson se viktima ka jetuar në shtëpinë e vëllait ku dyshohet se ka përjetuar dhunë nga bashkëshortja e tij dhe nipi, ndaj të cilëve javën e kaluar është ngritur aktakuzë për dhunë në familje.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, teksa në lidhje me rastin janë intervistuar anëtarët e familjes, të cilët kanë dëshmuar para hetuesve policorë.

    Ky rast është iniciuar si vdekje e dyshimtë dhe pas nisjes së hetimeve do të zbardhen rrethanat e vdekjes se gruas 67-vjeçare.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.