Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Guardiola tregon cili trajner e bëri më të mirë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Pep Guardiola, ka pranuar se rivaliteti me Juergen Klopp. Këto fjalë Guardiola i ka thënë të premten, dy ditë para përballjes së City me Liverpoolin.

    Guardiola ka humbur tetë ndeshje përballë Klopp, më shumë se ndaj çdo trajneri tjetër.

    [the_ad id="78756"]

    Ky rivalitet mes dy trajnerëve nisi në Bundesligë në vitin 2013 dhe zgjati deri në vitin 2015, për të vazhduar një vit më vonë në Premier League.

    “Prej se kam ardhur te City, ndoshta jo në vitin e parë, Liverpooli gjithmonë ka qenë aty duke luftuar për titullin e kampionit”, ka pranuar Guardiola.

    “Skuadrat e Juergen Kloppit më kanë ndihmuar të bëhem trajner më i mirë. Kloppi me ka ngritur në një nivel tjetër, pra ta dëshmoj veten, të jem trajner i mirë. Kjo edhe është arsyeja që unë ende jam në këtë punë, falë Kloppit. Në katër vjetët e fundit tërë kohën kemi qenë këtu dhe jemi përballur. Kështu që ky është një kompliment për dy ekipet tona”.

    “Do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë për shkak se Liverpooli pothuajse është i pamposhtur në shtëpi”, theksoi Guardiola.

    Liverpooli është kundërshtar tejet i vështirë kur luan si vendas. Prej prillit të vitit 2017 deri në janar të këtij viti, ishte i pamposhtur në stadiumin “Anfield Road” në 68 ndeshje kampionale. Triumfi i Cityt sezonin e shkuar në udhëtim te Liverpooli, 4:1, ishte i pari pas 18 vjetësh. Ai takim u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të masave anti-COVID të Qeverisë britanike.

    “Jam shumë i lumtur që Anfieldi do të jetë i mbushur sërish. Mund ta shijojmë një atmosferë të zjarrtë dhe shpresoj ta përballojmë si ekip, ndonëse nuk do të jetë aspak lehtë”, pranoi Guardiola.

    “City sipas të gjitha gjasave është ekipi më i mirë në Evropë për momentin dhe këtë e dëshmoi me fitoren ndaj Chelseat javën e shkuar. Kështu që duhet të tregohemi të kujdesshëm ndaj një ekipi fantastik, me një trajner shumë të mirë”, tha Klopp.

    “Duhet ta fitojmë ndeshjen dhe të shënojmë shumë gola, por në të njëjtën kohë të jemi të fortë në mbrojtje dhe të sigurohemi se golat që i shënojmë do ta bëjnë dallimin në këtë takim”, është shprehur Klopp.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.