Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Haaland “acaron” Lewan, Reali “fërkon duart”

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Erling Haaland dhe Robert Lewandowski janë dy nga sulmuesit më të mirë në planet. Për shumë të pasionuar të futbollit, i pari do të marrë trashëgiminë e të dytit.

    Te Bayerni po i gëzohen formës së shkëlqyer të sulmuesit polak, por nuk po heqin sytë as nga norvegjezi, për të cilin rezervoi fjalët më të mira vetë Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i bavarezëve.

    [the_ad id="78756"]

    Që dy “bomberat” të bashkëjetojnë në të njëjtën skuadër, duket e paimagjinueshme.

    “Është marrëzi, nuk është e mundur”, – deklaroi më herët Rummenigge, prandaj veteranit Lewandowski, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2023, nuk i pëlqen shumë nënshkrimi i mundshëm i gjigantit norvegjez, kur statusin e “yllit” të skuadës së Bayernit e ka ai.

    Sandro Wagner, ish-shoku i skuadrës së futbollistit të lindur në Varshavë mes viteve 2017 dhe 2019, e ka përkufizuar kështu këtë situatë për “Bild TV”.

    “Ju e dini se si bëhet Lewy kur ka shumë lojtarë si Haaland në qarkullim. Ai irritohet pak. Disa e kanë vënë re,” – shpjegon ish-sulmuesi. Haaland mund të jetë pasardhësi i Lewandowskit, por argumenton se ai nuk ka nevojë për të tani. Dhe këtu qëndron problemi:

    “Situata është shumë, shumë e vështirë. Jam kurioz të shoh se si do të zhvillohet ngjarja”.

    Wagner e ka të qartë se me polakun, Bayerni “ka sulmuesin më të mirë të gjeneratës së tij”, por ai shton se Haaland “është më i miri i gjeneratës së ardhshme”.

    Përveç kësaj, ai ka frikë se acarimi i shkaktuar nga këto thashetheme të vazhdueshme rreth futbollistit të lindur në Leeds do të ndikojë negativisht në përpjekjet e skuadrës bavareze për të rinovuar kontratën me Lewandowskin, të cilit nuk do t’i mungojnë ofertat për t’u larguar kur të vijë koha.

    Në fakt, AS ka raportuar se Lewandowski është joshur nga ideja për të luajtur për Realin e Madridin.

    Nëse Haaland do të vendoste të qëndronte në Bundesligë, duke iu bashkuar bavarezëve, Lewa do të pranonte pa hezitim propozimin e Madridit.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.