[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Në faqen zyrtare të Realit të Madridit ditën e djeshme u publikua lajmi, se përveç Eden Hazardit është dëmtuar edhe sulmuesi tjetër, braziliani Rodrigo.
Megjithatë lajmi për dëmtimin e brazilianit ka qenë i rremë, pasi sipas raportimeve të fundit, në faqen e klubit madrilen kanë ndërhyrë hakerat dhe e kanë postuar këtë. Klubi ka reaguar menjëherë pas kësaj, duke bërë të ditur se lojtari është në dispozicion të skuadrës dhe nuk vuan nga ndonjë dëmtim.
[the_ad id="78756"]
Por, te Reali ajo që shqetëson të gjithë është gjendja e Hazardit, i cili është dëmtuar përsëri, dhe me shumë mundësi do i duhet të kryejë një operacion që të paktën të jetë gati për Europianin që do të zhvillohet në verë.
