Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Hapet sot periudha e aplikimit për grante në bujqësi dhe zhvillim rural

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2022, ku investimet përmes këtij programi kapin vlerën prej 26,331,798.00 euro.

    Siç njofton Ministria e Bujqësisë, përmes këtij programi do të përkrahen projektet investive të fermerëve dhe agrobizneseve në gjithë territorin e Kosovës.

    [the_ad id="78756"]

    Thirrjet për aplikim janë hapur për Masën 1 “Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore”, Masën 3 ”Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”, Masën 7 “Diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve”, si dhe për Masën 5 “Përgatitja – zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – qasja LEADER”. 

    MBPZhR-ja përmes PZhR-së ka zgjeruar mundësitë e investimeve, duke sjellë  kështu edhe shumë risi në masat mbështetëse për sektor të ndryshëm bujqësor dhe rural. 

    Ndryshe, periudha e aplikimit për masat e shpallura sot (07 korrik), do të jetë e hapur deri më 08 Gusht 2022, në orën 16.00.

    Të gjithë të interesuarit, aplikimin mund ta bëjnë përmes ueb –modulit online në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), www.azhb-ks.net në linkun “Aplikimi online për PZhR”: https://azhb-aplikimet.rks-gov.net. Aplikuesit në ueb – modul  do të mund të regjistrojnë projektin, si dhe duhet të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim  në PDF.

    Ndërkaq, gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit,  kriteret e provueshmërisë, kriteret e vlerësimit, fushat e investimit, mund t’i marrin në detaje në uebfaqen e MBPZhR-së www.mbpzhr-ks.net, si dhe në uebfaqen e AZhB-së www.azhb-ks.net. 

    Po ashtu, të gjithë të interesuarit për aplikim në kuadër të PZhR-së, nëse hasin në ndonjë paqartësi gjatë periudhës së aplikimit, mund të parashtrojnë pyetje për sqarim në emailin zyrtar, [email protected].

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.