Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Haziri e Hoti në takim me të rinjtë: Do t’i tmerrojmë kundërshtarët

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kryeministri i Kosovës dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat qeverisës, Avdullah Hoti, ka gjetur mbështetje të jashtëzakonshme në Gjilan, në takimin ku kanë marrë pjesë 31 votues, të rinj e të reja të kësaj komune.

    Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, tha se LDK e ka vendosur që t’ia vazhdojë mandatin kryeministrit Hoti, qeveri e cila do ta zhvillojë këtë vend, për ta kthyer shpresën dhe besën për Republikë.

    [the_ad id="78756"]

    “Kthimi i kryeministrit në Gjilan për ne është mbështetje dhe është tregues i qartë se LDK do të vazhdojë ta thej atë angazhim të të gjithëve kundër nesh. Uroj që vota e 31 të rinjve e të rejave të jetë një votë tregues për një rezultat të madh për fitoren e LDK-së, më 14 shkurt. Do t’i tmerrojmë kundërshtarët me punë e me rezultat”, ka thënë Haziri.

    Ndërkaq, kryetarja e Forumit të Rinisë, Rina Ahmeti, tha se rinia dëshmon fuqinë dhe është e vendosur për ta mbështetur fuqishëm kryeministrin, Avdullah Hoti, në garën e 14 shkurtit.

    “Sot rinia e LDK-së në Gjilan demonstron fuqinë, e cila e ka vizionin pro perëndimor, vizion të qartë e kohezion zhvillimor. Rinia e LDK’së është shumë e vendosur që t’ju mbështesin fuqishëm në rrugëtimin tuaj, z. Kryeminister Hoti. Populli nuk e do e as nuk e duron lëvizjen e kuqe, e cila ka për qëllim politika shkatërruese. Gjilani frymon LDK”, ka thënë Ahmeti.

    Kryeministri Hoti e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe të rinjtë e Gjilanit për mbështetjen e madhe të ofruar, për fitoren e madhe të LDK’së.

    “Kemi edhe dy javë përpara, është tepër e nevojshme të mobilizohemi dhe të dalim bindshëm në Facebook. Sondazhet dhe ushtria e Facebook, nuk i përcaktojnë zgjedhjet. Zgjedhjet përcaktohen nga ju, rinia, gra e burra e pleq e plaka. Vizioni ynë është për një shtet demokratik, të civilizuar, për integrim në strukturat euro-atlantike. Rinia e ka pasur dhe do ta ketë vëmendjen e plotë në qeverisjen e ardhshme, për të ofruar një arsim cilësor e që i bën të rinjtë e të rejat të njëjtë me ata që shkollohen kudo në Europë”, ka thënë kryeministri Hoti.

    Në këtë takim janë prezantuar kandidatët për deputetë nga Gjilani: Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.