Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Hetimi parlamentar për milionat e energjisë mban në tension Kuvendin

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Komisioni parlamentar hetimor për energjinë u bë ‘mollë sherri’ mes dy taboreve politike në vend. Pozita kategorikisht po del kundër formimit të kësaj nisme e opozita po ‘kërcënon’ me mos prezencë në asnjë seancë deri në realizim, shkruan Syri net Kosova.

    Është deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ajo që është shprehur bindshëm për Syri net Kosova, që kjo parti nuk do t’i kthehet seancave pa kalimin në votim të Komisionit.

    [the_ad id="78756"]

    Ajo ka theksuar se mos votimi nga ana e pozitës krijon dyshim të bazuar se ka pasur keqpërdorime gjatë krizës energjetike kur është subvencionuar energjia nga shteti për konsumatorët.

    “Mos votimi i komisionit hetimor parlamentar për hetim rreth çështjeve me energjinë, nga ana e pozitës konkretisht deputetëve të Vetëvendosjes krijon dyshimin e bazuar se ka pasur keqpërdorime. Themelimi i këtij komisioni është një e drejtë legjitime dhe më së i domosdoshëm për të zbardhur të vërtetën rreth energjisë. Është e pakuptimtë që pozita po vazhdon ta bllokojë ,shpresojmë që në seancën e radhës ky Komision të formohet. Ne kemi deklaruar se nuk do të marrim pjesë në asnjë votim në Kuvend, deri sa të themelohet komisioni hetimor për shpenzimet në subvencionimin e sektorit të energjisë”, ka thënë ajo.

    E deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi po e lidh rezistencën e pozitës ndaj këtij komisioni me ‘skandalin financiar Berishaj’.

    Krasniqi në një përgjigje për Syri net Kosova po thotë se refuzimi i krijimit të komisionit hetimor për energjinë është tendencë për fshehjen e të vërtetës lidhur me dhënien e 120 milionëve nga shteti.

    “Refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, po ndodh për ta fshehur vërtetën për dhënin e 120 milion eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe shtrenjtimin e faturave të energjisë prej 100% për qytetarët si dhe skandalet e fundit, ku është implikuar ambasadorin në Kroaci, Martin Berishaj. Nuk ka arsye tjetër për rezistencë. Pavarësisht kësaj, ne si LDK do të shfrytëzojnë të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete, e cila po tentohet të pengohet nga ana e pushtetit”

    Se komisioni duhet të formohet për çështje të transparencës së procesit të subvencionit të energjisë po e thotë edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

    Deliu për Syri net Kosova është shprehur optimiste se komisioni do marr ‘dritën jeshile’ në seancën e radhës.

    “Komisioni hetimor i hap rrugë transparencës e llogaridhënies dhe zbardhjes së procesit të keq menaxhimit me energji elektrike. Statistikat flasin se ka pasur abuzim në proces. Mazhoranca po tenton të pengoj me votë hetimin. Në seancës e radhës do të jetë në rend dite. Dhe pres që të marrë mbështetjen e deputetëve të shumicës të cilët do të jenë po ashtu pjesë e komisionit”, është shprehur ajo.

    Kurse partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i bëri thirrje opozitës që të reflektojë dhe të mos pres që kjo parti t’ua bëjë numrat në Kuvend.

    Kryetarja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, tha se kërkesa e partive opozitare, që të votohet për themelimin e komisionit hetimor për periudhën kur Qeveria shpalli gjendje emergjente për energji, është në kundërshtim me ligjin. Ajo po ashtu tha se LVV nuk ka asgjë për të fshehur në raport me kërkesat për hetim parlamentar për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në sektorin e energjisë.

    Kujtojmë që Kuvendi i Kosovës më 29 dhjetor të vitit 2021 kishte miratuar masat emergjente të Qeverisë së Kosovës lidhur me furnizimin e energjisë elektrike.

    Këto masa përfshinin: vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

    Për shkak të mungesës me furnizim me energjinë dhe rritjen e çmimeve të importit, Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE) prezantoi tarifat me rritje dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të subvenciononte me 90 milionë euro konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë energji elektrike.

    Megjithatë, në fillim të prillit, Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës, duke vendosur masë të parakohshme deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për këtë çështje.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Kjo është gjendja shëndetësore e të riut nga Qirezi i Skenderajt, që u plagos nga dorasi i mitur

    Tradhtia e burrit shkakton konflikt mes çiftit në Skenderaj: 35-vjeçari e sulmon gruan, e kërcënon se do ta vrasë atë dhe veten

    Ndikimi i Rusisë në Kosovë dhe milionat e investuara

    Ky është i riu qe u therr për vdekje me thikë nga një person ende i paidentifikuar nga Policia, pas një mosmarrëveshje në trafik

    Norvegjia jep lajmin se do ta mbyllë Ambasadën në Kosovë

    Dugolli në Senat pranon fajin për plagjiaturë: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Ardian Kastratit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.