Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Historia e drerit që jeton me shigjetë të ngulur në kokë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Fotografja e botës së egër Lee-Anne Carver shpërndau fotot e drerit Carrot me qëllim të ndërgjegjësojë për të shpëtuar jetën e kafshës së plagosur.

    Dimri kanadez mund të jetë i ashpër për drerët, teksa temperaturat ulen dhe ushqimi rrallohet.

    [the_ad id="78756"]

    Por çështja është diçka tjetër për Carrot, drerin bisht-bardhë që jeton në veri të Ontario, i cili është fotografuar së fundmi me një shigjetë harku që i është ngulur në kokë.

    “Ishte shumë e vështirë ta shihje,” thotë Lee-Anne Carver, fotografja nga qyteza e Kenora, e cila i ka vënë dhe emrin kafshës. “Kam fotografuar kafshë prej vitesh, por te Carrot kishte diçka të veçantë.”

    Carver kërkon tashmë të shpërndajë sa më shumë sensibilizimin për drerin Carrot, me shpresë që të gjenden mjetet dhe mundësitë për të shpëtuar kafshën e plagosur.

    Ajo thotë se njeh Carrot prej tre vitesh, që kur vizitonte kopshtin e shtëpisë së saj dhe të burrit: “Ai ka qenë një këlysh jetim. Është shumë i dashur e i sjellshëm”.

    Por javës që shkoi bashkëshorti i Carver pa që dreri ishte plagosur. Kur ata dolën në kopsht për ta studiuar, panë shigjetën e zezë me fletë jeshile, që ishte ngulur në kokën e Carrot.

    Por megjithë plagën në dukje shokuese, kafsha nuk dukej e trazuar. Kur ai u afrua për të nuhatur dorën e saj, Carver thotë se ne koke nuk kishte as shenja gjaku dhe as infeksioni.

    “Ishte e vështirë ta shihje, por ai po vepronte siç vepron normalisht,” tha Carver.

    Zyrtarët lokalë i kanë premtuar Carver se nuk do ta vrasin drerin e plagosur, por zyrtarët pyjorë dhe gjuetarët këshillojnë kundër tentativave për heqjen e shigjetës. Kjo ndoshta sepse shigjeta parandalon gjakderdhjen dhe heqja e saj mund të rihapë plagën në kokë, duke shkaktuar infeksion.

    “Është shumë e rëndë. Unë do të doja ta kapja me dorë ta hiqja dhe t’i thoja: ‘Ja, ta hoqa Carrot.’ Por kjo nuk është e mundur.”

    Zhvillimi vjen pasi katër vjet më parë zona e Kenora kaloi ligjin e lejimit të vrasjes së drerëve vetëm me shigjeta, brenda limiteve të qytetit.

    Por në qytet nuk ka veterinerë për kafshët e mëdha dhe mbështetësit e kauzës së Carrot kanë shumë pak opsione. Shpresa e Carver është që kur brirët e tij të bien dhe plaga të shërohet, shigjeta të mund të nxirret lehtësisht. Fotografja ka marrë mjaft mbeshtetje në internet për çështjen, edhe pse kjo nuk mund të lehtësojë telashin e Carrot..

    Image

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.