Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Historia e Maramit të vogël nga Siria, e cila jeton prej njëmbëdhjetë vitesh në hijen e luftës

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Dhjetë vjet pas fillimit të luftës në Siri, dhuna dhe zhvendosja vazhdojnë të rrezikojnë jetën e fëmijëve. Vetëm dje, tre fëmijë u vranë nga një mjet ushtarak që nuk kishte shpërthyer në Aleppo, sipas UNICEF.

    Në një kohë kur çdo sekondë një fëmijë në Ukrainë bëhet refugjat (shifrat e UNICEF-it), me situatën që po përkeqësohet vazhdimisht, gjërat mbeten zemërthyese edhe për Sirinë. Më shumë se 14.6 milionë sirianë kanë nevojë për mbështetje, duke përfshirë 5.3 milionë të zhvendosur brenda vendit.

    [the_ad id="78756"]

    “Fëmijët në Siri kanë përjetuar vetëm luftën”

    Vetëm në vitin 2021, rreth 900 fëmijë u vranë ose u plagosën në Siri. Së bashku me ta, numri i përgjithshëm i personave të vdekur apo të plagosur që nga fillimi i krizës arrin në 13 mijë fëmijë.

    “Pothuajse 5 milionë fëmijë kanë lindur në Siri nga viti 2011 e në vazhdim. Gjithçka që ata dinë është lufta dhe grindje. Në shumë pjesë të Sirisë, ata vazhdojnë të jetojnë me frikën e dhunës, minave tokësore dhe armëve që kanë mbetur të papërdorura ose të pashpërthyera ”, tha Bo Viktor Nylund, ambasadori i UNICEF-it në vend.

    Kriza në Siri vazhdon të ndikojë shumë në psikologjinë, por edhe shëndetin fizik të fëmijëve. Vetëm vitin e kaluar, një në tre fëmijë shfaqi shenja të problemeve psikologjik, duke përfshirë sulme ankthi, trishtim, lodhje ose probleme me gjumin.

    Ndërsa shifrat e UNICEF-it janë të paqarta, veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara, është e vetëkuptueshme se ata kanë edhe probleme me shëndetin. Për familjet e tyre, si për shumicën në vend, mundësitë e kufizuara të punësimit, çmimet gjithnjë në rritje, nivelet e varfërisë dhe mungesat e mallrave dhe shërbimeve bazë janë sfida të rëndësishme për kujdesin ndaj fëmijëve, shkruan abcnews.al

    “Jam i lumtur që mund të kthehem në shkollë, të luaj me miqtë e mi dhe të mësoj gjëra të reja,” tha Azzam, 12 vjeç, i cili humbi njërën nga këmbët e tij. Sot ai ndjek mësimet në shkollat ​​e mbështetura nga UNICEF në vend.

    Historia e Maramit

    “Nëse ha perime, a do të më rritet këmba?”, e pyeti mamin Maram nga Siria. “Ajo ishte shumë e vogël kur ndodhi dhe përpiqesha të ruaja qetësinë sa herë që më kërkonte”, kujton nëna e vajzës që humbi këmbën në moshën 4-vjeçare nga bombardimet në qytetin e tyre.

    Sakaq, vajza mungonte në mësime, pasi shumë fëmijë e tallnin sepse përdorte paterica.

    Pasi ka marrë një protezë dhe ka filluar mësimet në qendrën e mbështetjes së fëmijëve të UNICEF-it në Aleppo të Sirisë, e vogla Maram buzëqesh sërish. Ajo ndihet e sigurt dhe e emocionuar për shkollën. “Më pëlqen mënyra se si na trajtojnë vullnetarët tanë. Ata janë miqësorë dhe shumë të gatshëm”./abcnews.al

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.